Të nderuar Miq dhe Kolegë
Është një kënaqësi për ne t’ju ftojmë në Konferencën e IV Ndërkombëtare Panshqipëtare të Mjekësisë Perinatale,që FIGO (Federata Ndërkombëtare e Obstetrikë Gjinekologjisë) dhe SHSHP-ja organizon në datat 11-13 Qershor 2010, në ambjentet e Hotel Tirana International, në Tiranë.
Ky aktivitet i SHSHP-së zhvillohet në bashkëpunim me Spitalin Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Koço Gliozheni” dhe nën patronazhin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Dekanatit të Fakultetit të Mjekësisë të UT “Nënë Tereza”.
Aktiviteti i mësipërm është ngjarja më e rëndësishme e zonës shqipfolëse në fushën e mjekësisë amtaro-fetale dhe tregojnë përpjekjen më serioze të pararojës së perinatologjisë dhe ekografisë Shqipëtare si dhe të rajonit për të ecur përkrah mjekësisë bashkëkohore. Në këtë aktivitet na vijnë në ndihmë me pjesëmarrjen e tyre, figura të rëndësishme të mjekësisë Botërore, të cilët do të japin eksperiencën e tyre të çmuar si dhe të dhënat më të fundit të arritjeve shkencore në këtë fushë
.
Konferenca e IV-të Ndërkombëtare e Mjekësisë Perinataledo të jetë shprehje e bashkëpunimit shkencor të gjithë Obstetër-Gjinekologëve shqipfolës ose jo të rajonit, si dhe të Shoqatave të tjera prestigjoze të Mjekësisë Perinatale.
Në këto aktivitete të rëndësishme mbështetemi nga Shoqatat e Perinatologjisë partnere prej shumë vitesh si: FIGO (International Federation of Obstetrics and Gynecology), Ian Donald Inter-University School of Ultrasound in Obstetrics and Gynecology, WAPM (World Association of Perinatal Medicine), SEEPM (South East European Society of Perinatal Medicine), MSP (Mediteraean Society of Perinatology), ISFP (International Society of the “Fetus as a Patient”), IAMANEH (International Association of Mother and Child Health), etj si dhe me mbështetjen e përhershme të sponsorave tanë të përgjithshëm BAYER SHERING dhe UNFPA dhe sponsorave të tjerë që na kanë shoqëruar për disa vjet rresht.
Ju mirëpresim në Tiranë ku do të jeni dëshmitarë të të rejave më të fundit shkencore në fushën e perinatologjisë, ekografisë dhe të obstetrikës në përgjithësi, të kombinuara edhe me një program të pasur social.
Presidenti SHSHP-së President Nderi i Konferencës
Prof. Orion Gliozheni Jacques Milliez
www.alb-perinat-asc.com
|