/>

Të nderuar Miq dhe Kolegë

Është një kënaqësi për ne t’ju ftojmë në Konferencën e III Ndërkombëtare Panshipëtare të Mjekësisë Perinatale dhe Kursin e II- të Avancuar të Ekografisë, të Shkollës Jan Donald, që SHSHP-ja organizon në datat 4-7 Qershor 2009, në ambjentet e Hotel Tirana International, në Tiranë. Këto aktivitete të Shoqatës zhvillohen në bashkëpunim me Spitalin Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Koco Gliozheni” dhe nën patronazhin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Dekanatit të Fakultetit të Mjekësisë të UT “Nënë Tereza”.

Aktivitet e mësipërme janë ngjarja më e rëndësishme e zonës shqipfolëse në fushën e mjekësisë amtaro-fetale dhe tregojnë përpjekjen më serioze të pararojës së perinatologjisë dhe ekografisë shqipëtare si dhe të rajonit për të ecur përkrah mjekësisë bashkëkohore. Në këtë aktivitet na vijnë në ndihmë me pjesëmarrjen e tyre, figura të rëndësishme të mjekësisë Botërore, të cilat do të japin eksperiencën e tyre të çmuar si dhe të dhënat më të fundit të arritjeve shkencore në këtë fushë


Konferenca e III-të Ndërkombëtare e Mjekësisë Perinatale do të jetë shprehje e bashkëpunimit shkencor të gjithë Obstetër-Gjinekologëve shqipfolës ose jo të rajonit, si dhe të Shoqatave të tjera prestigjoze të Mjekësisë Perinatale.


Shkolla e Ekografisë Jan Donald është tashmë e njohur në mbarë botën. Ajo përcjell të rejat më të fundit të arritjeve ultrasonografike në botë dhe është një favor që organizuesit kanë pranuar ta zhvillojnë këtë aktivitet çdo vit në Shqipëri.

Në këto aktivitete të rëndësishme mbështetemi nga Shoqatat e Perinatologjisë partnere prej shumë vitesh si: Ian Donald Inter-University School of Ultrasound in Obstetrics and Gynecology, WAPM (World Association of Perinatal Medicine), SEEPM (South East European Society of Perinatal Medicine), MSP (Mediteraean Society of Perinatology), ISFP (International Society of the “Fetus as a Patient”), IAMANEH (International Association of Mother and Child Health), etj.

Ju mirëpresim në Tiranë ku do të jeni dëshmitarë të të rejave më të fundit shkencore në fushën e perinatologjisë, ekografisë dhe të obstetrikës në përgjithësi, të kombinuara edhe me një program të pasur social.


Presidenti SHSHP- President Nderi

Prof. Orion Gliozheni Prof. Ilir Gjylbegu